Ushtarët izraelitë vrasin një palestineze
rupat izraelite vranë një palestineze në qytetin El-Halil në Bregun Perëndimor, me pretekstin se kishte sulmuar një ushtar izraelit më thikë, thuhet në njoftimin e ushtrisë izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sara Hajjaj (27) u qëllua për vdekje, pasi që pretendohet se kishte sulmuar një ushtar izraelit me thikë në afërsi të xhamisë Al-Ibrahim në qytetin e pushtuar Hebron.
Hajjaj ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa në mesin e trupave izraelite nuk pati të plagosur, sipas ushtrisë izraelite.
Në të njëjtën kohë, Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se edhe një tjetër palestinez 50-vjeçar ka vdekur për shkak të inhalimit të gazit lotsjellës të hedhur nga trupat izraelite në një pikë kontrolli në veri të Jerusalemit Lindor.
Sipas autoriteteve palestineze, numri i të vdekurve palestinezë në konfliktin izraelito-palestinez që nga tetori i vitit të kaluar, është rritur në 222.
Në anën tjetër, autoritetet izraelite, thonë se gjatë të njëjtës periudhë, janë vrarë 39 izraelitë.