Pse djali i Erdoganit nuk po dëshmon për korrupsion?

Kemal Kilicdaroglu, Kryetar i Partisë Popullore Republikane që është partia më e madhe opozitare ka kritikuar Kryeministrin turk Recep Tayyip Erdogan dhe qeverinë e tij duke pyetur se pse djali i Erdogan i cili po ashtu dyshohet për korrupsion nuk është ftuar në polici për të dhënë dëshminë e tij.

Kilicdaroglu ka apostrofuar djalin e Kryeministrit Bilal Erdogan pasi emri i tij është ndërlidhur me skandalin e korrupsionit.

“A e ka qeverisur një Recep Tayyip Erdogan tjetër këtë vend për 11 vjet? Ai ka thënë se secili do të japë dëshmi në gjykatë edhe nëse ky është babai i tij. Ata kërkuan që shefi i shtabit të ushtrisë të dëshmojë dhe ai u arrestua.ai tani është në burg” ka thënë Kilicdaroglu.

“Pse Bilal Erdogani nuk po shkon të japë dëshmi? A ka standarde të dyfishta para ligjit? A nuk vlen drejtësia për secilin” ka pyetur Kilicdaroglu.

Lideri opozitar turk ka bërë kritika edhe për çështjen e kamionit me armë të destinuar për rebelët turk derisa e ka akuzuar qeverinë e se nuk e ka lejuar prokurorin publik që të nisë hetime për këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Back to top button