Cili plazh shqiptar konsiderohet si më i miri në Evropë

Ne ju sjellim një përzgjedhje të plazheve më të mira të kontinentit për t’u relaksuar, për të bëra festa, madje edhe vetëm për të ecur”. Kështu e nis shkrimin e saj Europian Best Destination, një nga kompanitë e udhëtimeve më prestigjioze në Europë, transmeton 21 Media.

Mes plazheve evropianë më të dëgjuar për ujrat e kaltër dhe klimën mesdhetare, bën pjesë edhe plazhi i Ksamilit. Emri i Shqipërisë përmendet mes shteteve evropiane me turizëm të zhvilluar si Greqia, Spanja, Italia, Kroacia etj.

“3 ishujt Ksamil kanë bukuri të pazbuluara të këtij vendi. Ata mbeten jeshilë gjatë gjithë vitit dhe mund të aksesohen me varka të vogla. Por ka raste që njerëzit shkojnë edhe me not. Ujërat e pastra në thellësi i bëjnë plazhet përreth ishujve të jenë më të veçanta”- shkruan artikulli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button