Basha: Edi Rama, krim federal – pagoi 80 mijë USD për një foto me Obamën

Kryetari i PD, Lulzim Basha, deklaroi sot se Kryeministri Edi Rama ka kryer një krim të rëndë federal në SHBA, duke iu referuar fotografisë “80 mijë dollarëshe” të tij me Presidentin amerikan Barack Obama në SHBA.

“Departamenti  Amerikan i Drejtësisë dhe mediat prestigjioze ndërkombëtare, – tha Basha, – tregojnë se Edi Rama qëndron pas një krimi të rëndë federal kryer në SHBA.  Mbi 80 mijë USD janë dhënë donacion kur fushata atje e përjashton futjen e parave nga një burim i huaj.

DASH bën të ditur se një shtetas shqiptar kishte marrë 80 mijë USD nga një burim i huaj dhe kishte shkuar atje me një shtetas të huaj, me Edi Ramën, që iu ndalua hyrja, por që u fut, transmeton Syri .net.

80 mijë USD ka paguar Edi Rama për një foto, 80 mijë USD për t’u hedhur hi syve të shqiptarëve.

Në rrugën e tij të marrjes së pushtetit, ai përdor çdo mjet, nuk kurseu askënd me gënjeshtrat dhe mashtrimet e tij e madje as SHBA-në.

Ky krim federal i porositur dhe i paguar nga Edi Rama tregon sesi e nisi rrugën drejt pushtetit, e veshi pushtetin me krim, e mbushi parlamentin me vrasës, trafikantë droge dhe prostitucio

I nxori nga çdo vrimë ku ishin fshehur dhe i bëri kryebashkikë. Nuk u mjaftua me një mendësi kriminale, por ai guxoi të shkelë ligjet e SHBA-së dhe të mashtrojë SHBA-në.

Ajo foto tregon shumë për mendësinë e Edi Ramës që me paratë e pista bleu gjithçka. Kjo foto është një ndër ato prova se në SHBA, drejtësia nuk kapet dhe as blihet nga Edi Rama. Drejtësia atje është drejtësia që nuk e do Edi Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button