Funerali i Bud Spencer, Terence Hill zbulon një rrëfim interesant

Funerali i aktorit të njohur Carlo Pedersoli ose i njohur ndryshe “Bud Spencer”, ku kanë marrë pjesë mijëra njerëz, u mbajt sot në mëngjes. Gjatë ceremonisë mortore, në dhënien e lamtumirës, miku i tij më i mirë Terence Hill, ka zbuluar një rrëfim interesant për të gjithë të pranishmit.

“Kur mësova lajmin që Bud kishte ndërruar jetë unë ndodhesha në Almeria (Spanjë). Isha pikërisht në të nëjtin vend ku unë jam takuar për herë të parë me Bud Spencer, gjatë xhirimeve të filmit “Dio perdona, io no” Pas dhimbjes për humbjen e mikut tim, më erdhi një qetësi e madhe sepse kuptova që asgjë nuk ndodh rastësisht”, u shpreh Terence Hill.

Aktori italian shumë i dashur për shqiptarët, ndërroi jetë të hënën e kaluar në moshën 86-vjeçare në një spital në Romë. Aktori i lindur në Napoli në vitin 1929, do të mbetet në mendje për të gjithë si gjiganti i mirë, që rrihte të këqinjtë së bashku me mikun e tij Terence Hill.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button