Ambasada e SHBA-së: Departamenti i shtetit mund të ju ndalojë hyrje në SHBA funksionarëve të korruptuar

Departamenti i shtetit mund tu ndalojë hyrje në SHBA funksionarëve të korruptuar, në pajtim me Deklaratën presidenciale 7750. Kjo është pjesë e përgjigjes së Ambasadës Amerikane në Shkup, në përgjigjen e 24 Vesti nëse ish ministrit për transport dhe lidhje, Mile Janakieski i është refuzuar vizë amerikane.

Nga ambasada nuk janë përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë por në vazhdim thanë se lufta kundër korrupsionit është prioritet i Qeverisë dhe SHBA-së.

„Edhe krahas asaj që nuk mund të komentojmë kërkesa individuale për vizë, lufta kundër korrupsionit është prioritet primar i Qeverisë amerikane për Maqedoninë dhe tërë botën. Në pajtim me Deklaratën presidenciale 7750, Departamenti i shtetit mund tu ndalojë hyrje në SHBA funksionarëve të korruptuar„ u tha në përgjigjen e Ambasadës ndaj pyetjes së “24 Vesti.

Përndryshe Janakieski është një nga të dyshuarit e rasteve “Titanik” dhe “TNT” të cilat i hapi Prokuroria Speciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button