Grabiten në mënyrë spektakolare mbi 3 mln euro në aeroportin “Nënë Tereza”

Të paktën 3 persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në aeroportin “Nënë Tereza” në fshatin Rinas, pak km larg Tiranës dhe kanë grabitur një sasi të konsiderueshme valute. Edhe pse policia nuk bën të ditur shumën e grabitur, jo zyrtarisht thuhet se flitet për 3-4 milione euro të grabitura. Po ashtu mesohet se kartemomedhat kapnin peshen 83 kg, raporton Oranews.

Grabitja është shënuar rreth orës 14: 45 minuta të 30 qershorit 2016. Burimet bëjnë të ditur se grabitësit kanë hyrë në pistën e avionëve dhe kanë grabitur sasinë monetare, qe po transferohej me mjetet e SHPSF “Nazeri 2000”, nga terminali drejt avionit.

Policia thotë se grabitësit kanë hyrë pasi prenë menteshat e portës së jashtme që ndodhet nga krahu i rrugës Rinas – Fushë Krujë. Ndërkohë që mësohet se grabitësit i kanë vene automatikun në kokë policeve private qe shoqeronin parate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button