OJQ-të: Te gratë e Maqedonisë, në mënyrë drastike rritet vdekshmëria nga kanceri në mitër

“Te gratë e Maqedonisë, është në rritje vdekshmëria nga kanceri në frytin e mitrës”, kështu njoftuan organizatat qytetare për mbrojtjen e drejtave të grave në një konferencë për shtyp, raporton Portalb.

Numri i grave të vdekura nga kanceri në mitër është rritur thuajse për 3 herë, edhe atë nga 1.5 në 100 mijë gra gjatë vitit 2011 deri në 4.1 gra gjatë vitit 2014.

Në vitin 2015, vetëm 4% e grave e kanë bërë testin që e indentifikon kancerin në mitër. Shumica e grave rome nga Shuto Orizarja, Dellçeva, Pehçeva dhe Vinica deklarojnë se gjinekologët amë u paguajnë gjatë çdo kontrolli.

Organizatat qytetare për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave dhe organizatat për luftën kundër kancerit kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë që t’i pranojnë masat e propozuara për zmadhimin e përfshirjes së grave në mbrojtjen gjinekologjike shëndetësore dhe masave nga programi për shfaqjen e kancerit të mitrës.

Ato shtojnë se masat e propozuara do të çonin në përmirësimin e gjendjes shëndetësore të grave dhe vetëdijesimin për mbrojtjen nga sëmundjet vdekjeprurëse në këtë rast siç është kanceri në mitër. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button