Motra e Anjeza Shabanit kërcënon gazetaren e Albeu-t

Dajana Shabani, motra e Anjëza Shabanit, administratores së kopshtit privat “Diren”, që ndodhet në burg pasi dhunoi brutalisht një 3-vjeçar, ka kërcënuar gazetaren e Portalit Albeu.com për një shkrim të bërë nga ajo dhe të publikuar edhe në rrjetet sociale.

“Morracaket si ti unë i shtyp me këmbë dhe kam shumë qejf që të hasemi një herë bashkë”, kanë qenë disa nga fjalët e saj të dërguara përmes një mesazhi në llogarinë personale të gazetares Marsela S.

Nuk ka mjaftuar kërcënimi i bërë privatisht, por Dajana Shabani kërcënimin ndaj gazetares e ka dërguar edhe tek faqja “Jeta osh Qef”, të cilët më pas e kanë publikuar.

Dajana Shabani, e cila duket se pas kërcënimit ka mbyllur profilin e saj në Facebook, nuk është mjaftuar vetëm me kërcënimin ndaj gazetares por ka thënë se do të përballet me të gjithë ata që kanë kritikuar sjelljen e motrës së saj, e cila dhunoi një fëmijë 3-vjeçar.

Gazetarja e kërcënuar për shkak të lajmeve të bëra rreth skandalit në fjalë, ka dorëzuar një kallëzim në polici në lidhje me rastin në fjalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button