Zgjedhjet presidenciale pritet të mbahen në prill
Zgjedhjet presidenciale pritet të shpallen nga kryetari i parlamentit nga 10 shkurti deri më 13 mars, që nënkupton 60 deri më 90 ditë nga dita e marrjes së mandatit të presidentit.
Kandidaturat e garuesve për postin e presidentit do të dihen në fillim të muajit mars apo 35 ditë para datës së mbajtjes së zgjedhjeve, transmeton Alasat M.
“Janë të paraparë prej 60-90 ditë nga dita kur e ka marr postin kryetar I shtetit, që do të thotë afati kohor i mbajtjes së zgjedhjeve duhet të jetë marsi ose prilli pasi në maj e ka marr funksionin. Si proces zgjedhor nëse ato caktohen kah fillimi i prillit atëherë duhet të shpallen zgjedhjet ndoshta 10-15 shkurt do të jetë data e caktimit të zgjedhjeve kur do t’i shpall kryetari i parlamentit”, deklaroi Subhi Jakupi, nënkryetar i KSHZ
Para shpalljes së zgjedhjeve, parlamenti do të duhet të miratojë edhe ndryshimet në kodin zgjedhor duke përfshirë sugjerimet e OSBE-ODIHR-it që kanë të bëjnë me zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
OSBE sugjeron që lista zgjedhore të jetë në shqyrtim publik 20 ditë, bartësit e funksioneve që garojnë në zgjedhje të mos promovojnë projekte që tangojnë kapitalin shtetëror, përcaktimi i fondeve nga donatorët të jetë e limituar e jo sipas përqindjes, barazimi i peshës së zgjedhësve për kandidatët në diasporë dhe në Maqedoni dhe të tjera. Pavarësisht kësaj, nënkryetari i KSHZ thotë se janë të gatshëm për procesin zgjedhor. Jakupi nuk pret që të mbahen njëkohësisht edhe zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare për shkak të komplikimeve që mund të paraqiten për shkak të sistemit të votimit.