Tetovë, humb jetën fëmija 7 vjeçar

Një djalosh shtatë vjeçar nga fshati Vratnicë e Tetovës ka vdekur pasi që mbi të ka rënë një derë metalike nga gardhi. Rasti në polici është paraqitur nga të punësuarit në Spitalin Klinik në Tetovë, njofton Alsat M.

Në orën 19 e 45 min është dërguar trupi i pajetë i fëmijës shtatë vjeçar. Sipas informacioneve nga spitali, mjeku kujdestar vetëm e ka konstatuar vdekjen e fëmijës që ka pasur edhe gjakderdhje nga koka.

Informacionet e para dhe jo zyrtare thuan se fëmiu është dëmtuar në kokë përderisa së bashku me një vajzë kanë luajtur me një derë metalike nga gardhi në një arë afër një shitore në Vratnicë. Në një moment dera është hequr nga vendi i saj dhe ka rënë mbi fëmijën.

Vajza menjëherë ka thirrur dy njerëz nga shitorja që e kanë ngritur derën dhe e kanë marr fëmijën që ka pasur lëndime serioze në kokë ku me veturë është nisur për në Tetovë, por gjatë rrugës ka vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button