MASH me buxhet prej 22.4 miliard denarë

Ministria e arsimit dhe shkencës (MASH) këtë vit ka buxhet për 1 miliard denarë më shumë se vitin 2013, respektivisht këtë vit për sferën e arsimit janë ndarë 22.4 miliard denarë, ndërsa sipas Spiro Ristovskit, mjetet do të dedikohen për investime kapitale që do të kontribuojnë në përmirësimin e më tejshëm të cilësisë së arsimit.

‘Presim që 2014-ta, të jetë vit në të cilin do të rriten aktivitetet e arsimimit në të gjitha sferat, posaçërisht në sferën e investimeve. Buxheti prej vitit 2006 e deri tani është rritur për 60 për qind. Me këtë lirisht mund të thuhet se arsimi tek ne është prioriteti më i madh. Do të japim maksimumin që këtë vit të përmirësojmë kushtet nëpër shkollat ku ka nevojë’ ka thënë Ristovski.

Gjatë këtij viti do të filloj koncepti i ri i maturës shtetërore me sjelljen e testimit të tretë ekstern me lëndë të përzgjedhur nga maturanti.

Në fund të këtij muaji, më saktë me 22 dhe 24 janar do të realizohet testimi ekstern për nxënësit që mbarojnë shkollimin e mesëm që janë viti i tretë apo i katërt. 

Deri më 15 janar pritet të shpallet edhe Lista e Shangait me rangimin e universiteteve./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button