Ja kush është trajner i ri i Milanit (FOTO)

Sulmuesi i dikurshëm Vincenzo Montella është emëruar trajner i ri i Milanit në periudhë prej dy viteve. Ky lajm erdhi jo shumë gjatë pasi jozyrtarisht u bë e ditur se Silvio Berlusconi është dakorduar për shitjen e 80 përqind të pronësisë së klubit, investitorëve kinezë për 750 milionë euro, raporton Anadolu Agency (AA).

Montella në pankinën e “Rossonjerëve” do të trashëgojë Cristiano Brochin, i cili ishte zgjidhje e përkohshme pasi shefi i stafit teknik Sinisha Mihajlloviç në muajin prill dha dorëheqje.

Ndonëse ka 42 vjeç, Montella pas vetes ka përvojë solide të trajnerit. Ka udhëhequr katër ekipe italiane, Romën, Catanian, Fiorentinën dhe Sampdorian.

Vincenzo Montella
Vincenzo Montella

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button