SHBA: Vazhdojmë mbështetjen ndaj Turqisë, partnerit dhe aleatit të NATO-s

Shtëpia e Bardhë ka dënuar sulmin terrorist që të martën mbrëma ndodhi në aeroportin ndërkombëtar “Ataturk” në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest njoftoi se shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave të sulmit.

“SHBA-të në mënyrën më të ashpër dënojnë sulmin e neveritshëm terrorist që ndodhi në aeroportin ndërkombëtar ‘Ataturk’ në Stamboll, ndërsa në të cilin humbën jetën dhe u plagosën dhjetëra persona”, theksoi Earnest.

Ai shtoi se SHBA-të edhe më tej mbështesin, siç theksoi, partnerin dhe aleatin e tyre në NATO.

“Derisa zhvillojmë luftën kundër kërcënimit terrorist, së bashku me miqtë dhe aleatët tjerë në botë, vazhdojmë mbështetjen ndaj Turqisë, partnerit dhe aleatit të NATO-s”, porositi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë pas sulmit terrorist në Stamboll.

Sipas të dhënave të fundit, numri i të vdekurve gjatë sulmit është rritur në 36 persona, ndërsa 147 të tjerë janë plagosur, të cilët janë transferuar në spitalin më të afërt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button