Maqedoni, a janë të gatshme partitë për bisedime të reja dhe të hapura?

Lëvizja #Protestoj organizatore e protestave dhe pjesë e “Revolucionit të larmë”, në çdo protestë thekson kërkesat e qytetarëve. “Në bisedimet për krizën politike në vend, të kyçet edhe sektori civil”, është njëra prej tyre. Megjithatë, partitë politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos sikur nuk duan model tjetër të bisedimeve, ashtu siç kërkojnë mediat dhe sektori civil- bisedime të hapura dhe gjithëpërfshirëse, shkruan Portalb.

Nga BDI, LSDM dhe VMRO-DPMNE në deklaratat e tyre për redaksinë shprehen të rezevruar rreth hapjes së bisedimeve edhe për faktorë tjerë politik me relevancë.

“Bisedimet duhet të vazhdojnë, formati varet prej situatës në moment të caktuar- është punë e qëndrimeve të përbashkëta të atyre që janë në bisedime. Parimisht duhet me pas llogari për opinionin publik dhe për ata që bisedojnë nuk duhet të jetë problematike një gjë e tillë- se a duhet apo s’duhet me u marr parasysh opinion publik dhe qëndrimet e qytetarëve. Fundja, ata janë aty për qytetarët e Maqedonisë”, tha për Portalb Talat Xhaferi, koordinator i grupit parlamentar të BDI-së.

“Qëndrimi i LSDM-së është që bisedimet të jenë sa më transparente dhe qytetarët të jenë të informuar për përmbajtjen e bisedimeve. Nuk jemi kundër, nëse arrihet marrëveshje, edhe faktorë tjerë të bashkëngjiten, përfshirë sektorin civil dhe mediat”, deklaroi Marjanço Nikollov, deputet i LSDM-së.

“VMRO-DPMNE është për bisedime që do të kishim efekt më të shpejt. Është pyetje hipotetike, ta shohim nëse dikush e ka propozuar këtë gjë. Bisedimet deri më tani janë organizuar nën ndërmjetësimin e të huajve. Në princip mundemi t’i zgjerojmë bisedimet. Duhet të shihet propozimi, kush duhet të jetë pjesëmarrës. Së pari të dimë çka është sektor civil. “GDOM” (Lëvizja Qytetare për Mbrojtjen e Maqedonisë LQMM_ është sektor civil këta të tjerët nuk duan të ulen me “GDOM”. Çfarë do të bëjmë pastaj. Duhet të kemi propozim konkret që të kemi qëndrim tonin konkret për këtë çështje. Ne si parti jemi në institucione të bisedohet”, potencoi për Portalb Ivo Kotevski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Nga PDSH, edhe pas shumë tentimeve nuk kemi arritur që ta marrim prononcim për temën në fjalë.

Kujtojmë se edhe përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së në deklaratën e saj të fundit ftoi protagonistët e bisedimeve që bisedimet të jenë më të hapura.

Për dialog të hapur dhe transparent bëri thirrje edhe ambasadori i BE-së Aivo Orav.

“Ne jemi të bashkuar në nevojën për ta mbajtur lidershipin në dialog të hapur. Partitë duhet të vazhdojnë në implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos, përfshirë krijimin e kushteve për zgjedhje kredibile”, tha mes tjerash Orav./PORTALB

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button