Për ngjarje politike 37% e qytetarëve informohen nga portalet

Hulumtimi i fundit i IRI-t tregoi se qytetarët e Maqedonisë për ngjarjet politike gjithnjë e më tepër informohen nga portalet. Nëse në dhjetor të vitit 2014 përqindja ishte 19%, në prill të këtij viti është 37%, transmeton Portalb.

Anketa e Qendrës për hulumtime të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) është bërë nga 19-25 prill të vitit 2016.

Në pyetjen se cili është burimi kryesor për informacione politike, 37% nga të anketuarit janë përgjigjur se informohen nga Portalet. Në janar 2016 kjo përqindje ishte 35%, më vitin 2015-23%, ndërkaq më 2014 19% e qytetarëve janë informuar nga portalet.

Televizionet edhe më tutje bindshëm janë në vendin e parë, si burim për informacione, por për dallim nga dhjetori i vitit 2014, kur përqindja ishte 90%, në prill të këtij vitit përqindja është më e vogël për 2%./PORTALB

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button