Ban Ki- moon: Bllokada e Gazës mund të shtojë aktet e dhunës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki- moon tha se vazhdimi i bllokadës kundrejt Gazës mund të shtojë aktet e dhunës mes Izraelit dhe Palestinës, raporton Anadolu Agency (AA).

Ban Ki- moon në një konferencë për media në shkollën fillore Zejtin që i përket UNRWA-së ka theksuar se bllokada ka mbytur Gazën dhe ka shprehur se është e pamundur vazhdimi i kësaj situate. Sipas tij, në rast se bllokada do të vazhdojë mund të shtojë sërish aktet e dhunës mes palestinezëve dhe izraelitëve.

Ndër të tjera pasi shprehu kënaqësinë që ka dëgjuar për fillimin e rindërtimeve për eliminimin e dëmeve të shkaktuara për shkak të sulmeve të Izraelit në vitin 2014, Sekretari Ban shprehu falënderimet për vendet donatore që kanë kntribuar në ndërtimin e ndëtesave të shtëpive dhe të shkollave.

“Kem mundur të rindërtojmë shtëpitë por a mund të themi të njëjtën gjë për jetën këtu? A mund të shërojmë plagët që ka hapur lufta? A mund të gjykojmë pesonat përgjegjës të këtyre akteve të kryera padrejtësisht?”, tha Ban Ki- moon duke e cilësuar “ndëshkim masiv” bllokadën që vazhdon nga Izraeli që prej 10 vitesh e këtej.

Ndër të tjera Ban theksoi se OKB-ja ka treguar përpjekje të mëdha për krijimn e mundësive jetësore në Gaza, për ofrimin e punës për të rinjtë dhe për rindërtimin e rrënimeve nga lufta.

Ndërsa i ka bërë thirrje Hamas-it dhe Fatah-ut për formimin e një qeverie të unitetit kombëtar Ban tha se arritja e dakordësimit dhe përfudnimi i ndarjes do të kontribuojë për zhvillimin e Gazës, për gjetjen e zgjidhjes ndaj krizës humanitare dhe ekonomike.

Më tej kreu i OKB-së potencoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë të tregojë përpjekje për ti dhënë fund okupimit izraelit ndaj territoreve palestineze dhe për arritjen e një suksesi për zgjidhjen me dy shtete.

Ban Ki- moon gjithashtu ka vizituar edhe spitalin Hamad bin Halife Al Sani ku dhe ka shprehur lëvdata për projektet e Katarit të realizuara në Gaza.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button