Nuland në Maqedoni, proces i ri apo finale e bisedimeve?

Edhe pse momentalisht nuk ka konfirmim për ardhjen e ndihmëses amerikane sekretares së shtetit Viktoria Nuland në Maqedoni nga informata jo oficiale mësojmë se ajo do të vijë nga gjysma e parë e muajit të ardhshëm, dhe për këtë janë të informuar VMRO-DPMNE dhe LSDM, shkruan REL në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.

Mediat maqedonase dhe ato shqiptare shkruajnë se Nuland do të vizitojë Shkupin dhe Tiranën. Sipas disa informatave ajo në Maqedoni do të mbërrijë më 11 korrik, ndërsa në Shqipëri një dit përpara.

Deri atëherë, sipas burimeve të kyçura në bisedime, pritet që  të intensifikohen dhe politikania amerikane t’i gjejë pothuajse me punë të përfunduar.

Sipas analistit Xhelal Neziri, duke i përcjellë sjelljet e deritanishme të partive politike, ata nuk do të mbledhin forcën që t’i zgjidhin të gjitha pikat kontestuese, por do të pritet që kjo të bëhet me arritjen e Nulandit. Ai kujton se në vetë arritjen e Marrëveshjes së Përzhinës, ajo ishte e kyçur nëpërmjet linjës telefonike në bisedë më liderët.

”Mendoj se me ardhjen e Nulandit do të ketë proces të ri i cili do të jetë vazhdim i procesit që u ndërpre me abolimin nga presidenti Gjorge Ivanov ”, thotë Neziri.

Politikologu Mitko Gaxhovski ,vlerëson se deri në ardhjen e Nuland bisedimet do të shpejtohen.

“Mendoj se ardhja e Nuland do të jetë përfundim i gjithë asaj për të cilën është biseduar. Në periudhën e vizitës së sajë ose pas shkuarjes së saj, pres të jetë e njoftuar së është arritur përparim i rëndësishëm  dhe se mund të bisedohet për datë të zgjedhjeve”, thotë Gaxhovski.

Në ndër kohë, pas pauzës për shkak të abolimit, bisedimet ndërmjet përfaqësuesve të partive politike me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan Xhes Bejli dhe Aivo Orav në Përzhinë vazhduan. Temat kryesore janë pastrimi i listës zgjedhore dhe mediat, ndërsa siç mësohet deri më tani, nuk ka përparim. Pas njoftimit të BDI-së se do të kishin përkrahur trup special në Gjykatën Penale për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike, pritjet janë dhe kjo temë do të shtrohet në tavolinë, transmeton Portalb.

Ideja pas një njoftimi si ky nga partia e Ali Ametit, sipas Gaxhovski-t është që të përgatitet publiku për atë që vijon.

“Një nga detyrat e Nuland do të jetë dhe të përforcojë pozitën e PSP-së nëpërmjet mekanizmave sipas të cilave partive politike merren vesh, dhe një prej atyre mekanizmave është dhe trupi special në gjykatë i cili do të punojë me lëndët e PSP-së”, thotë Gaxhovski.

Ndryshe, bisedimet e përfaqësuesve politik me ambasadorë pritët që të vazhdojnë nga fundi i javës. Sipas disa mediumeve, pas Nuland përsëri pritet që të vije deputeti special i  Gjermanisë për Maqedoninë, Johanes Hajndëll.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button