Khan: Londrës i duhet më shumë autonomi

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan deklaroi se kryeqendrës britanike i nevojitet autonomi më e madhe, në kohën e pasigurisë ekonomike pas vendimit të britanikëve në referendum që të braktisin Bashkimin Evropian, transmeton Anadolu Agency (AA).

Khan theksoi se do të kërkojë që të mbrohet ekonomia e Londrës nga pasiguria ekonomike që i pret në të ardhmen.

“Nevojitet më shumë autonomi me qëllim të mbrojtjes së ekonomisë së Londrës për shkak të pasigurisë që vjen. Më shumë autonomi për të mbrojtur bizneset e mbarë botës që ushtrojnë punën këtu dhe më shumë autonomi për të ruajtur punët, pasurinë dhe prosperitetin tonë”, deklaroi Khan.

Ai tha se kërkon që banorët e Londrës “të kenë më shumë kontroll mbi copën e tortës që tashmë është e tyre”.

Khan kërkon bartjen e përgjegjësisë fiskale duke përfshirë autorizimet për rritjen e tatimeve si dhe më shumë kontroll në shumë sfera, duke përfshirë urbanizimin, transportin, shëndetësinë, policinë, menaxhimin dhe ndjekjen penale. Ndonëse Londra gëzon njëfarë pavarësie, autoritetet e qytetit nuk kanë autorizime të njëjta, sikur ato në qytetet tjera të mëdha, si në New York

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button