Hoxhaj: Islami paraqet rrezik, duam rikthimin në Evropë?!

Rryma të ndryshme fetare të cilat mundohen që islamin ta bartin në jetën tonë publike, ta bartin në diskursin tonë publik, ta bartin si një mënyrë tjetër jetese, më një diskurs tjetër mund të paraqesin rrezik për shtetin e Kosovës. Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës “Zëri”, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ai kërkon nga Ministria e Brendshme, ministri të tjera, agjenci të ndryshme që të jenë më të vëmendshëm.“Këtë se çfarë unë po e them para jush e kam ngritur edhe në takime të caktuara edhe në Evropë, por edhe në Lindje të Mesme”, ka thënë Hoxhaj. Sipas tij, Kosova dhe qytetarët e saj në kuptimin e historisë, gjeografisë, në kuptimin e kulturës janë evropianë.

“Dhe agjenda jonë evropiane është rikthim në Evropë. Unë mendoj që Kosova nuk ka nevojë as të eksportojë e as të importojë islamin”, ka thënë ministri gjatë intervistës, ku ka folur edhe për liberalizimin e vizave, emigracionin ilegal dhe raportin e Dick Martit.

Zëri: Vonesa në liberalizimin e vizave, a është vetëm frikë e numrit të madh të emigrantëve apo është edhe një ide që është krijuar se Kosova mund të përdoret edhe si një vend transit i shumë rrymave radikale, i njerzve të radikalizuar në aspektin fetar që të kalojnë përmes Kosovës dhe më kollaj të shkojnë në vendet perëndimore?

Hoxhaj: Unë mendoj që çështjen duhet ta shtrojmë në dy nivele, nëse flasim për rrezik, më rrezik paraqesin vendet e tilla si Serbia që e ka Sanxhakun apo edhe vendet e tjera në rajon të cilat nuk duhet t’i përmendi apo edhe vetë Bosnja sesa Kosova. Kosova në këto shtatë vitet e fundit është dëshmuar që është një shtet i ndërtuar në tri parime: demokracinë, multietnicitetin dhe sekularizmin, dhe përkundrazi asaj që për mua rryma ekstremiste fetare paraqesin një kërcënim për shtetin e ri të Kosovës dhe ne duhet të mendojmë në rrafshin strategjik se cilat duhet të jenë masat të cilat të merren karshi tyre. Unë mendoj që kjo nuk duhet të jetë një argument sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, përkundrazi duhet të jetë, dhe ky është niveli i dytë, izolimi mund të sjellë ekstremizëm fetar, izolimi mund të sjellë ekstremizëm nacional, izolimi mund të sjellë radikalizëm në politikë jo hapja.

Lajme të ngjashme

Back to top button