“Kush punëson: Komuna apo partia?”

Mendojmë shumë për këtë temë. Ne kemi hapësirë në ueb faqen tonë ku të prekurit nga korrupsioni munden ta denoncojnë rastin. E jona mbetet ta paraqesim rastin në organet kompetente. Kështu është përgjigjur Sllagjana Taseva, nga Transparency International Macedonia,  në pyetjen e Portalb se cfarë metoda merren për ta zbuluar ndonjë rast të korrupsionit gjatë punësimeve.

“Kemi pranuar disa denoncime në lidhje me punësimet në nivel vendor dhe me kompetencat e kryetarëve të komunave gjatë punësimeve në sektorin e arsimit. Ka keqpërdorime edhe në punësimet e përkohshme, të cilat më pas bëhen punësime të përhershme”, ka shtuar më tutje Taeva

“Punësimet kryesisht bëhen nëpërmes përkatësisë partiake dhe shpeshherë injorohet kriteri i bazuar në merita. Kjo ishte pika e nisjes për të parë se sa komunat e respektojnë këtë parim të përzgjedhjes së kandidatëve të cilët i plotësojnë kushtet, kundrejt afilacionit partiak dhe lidhjeve politike”, deklaroi Agim Selmani nga ZIP Instituti.

Sot, në Shkup, është prezantuar nisma e projektit “Kush punëson? Komuna apo partia”, nga ZIP instituti. Projekt ky që do të ketë synimin për të nxjerrë rezultate konkrete brenda 15 muajve mbi transparencën e punësimit në administratën publike./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button