Bumçi: Përse ndërhyni në sistemin e energjisë në verë?

Një sërë shqetësimesh ka ngritur në mbledhjen e Komisionit për Politikën e Jashtme deputeti demokrat Aldo Bumçi.

Ky i fundit ka ngritur shqetësimin e mungesës së energjisë elektrike në disa zonë, përfshirë edhe qytetet bregdetare ku ka nisur sezoni turistik, transmeton Agjensia e Lajmeve Sot News. 

Mësohet se Bumçi ka kërkuar llogari nga zv/ministri i Energjisë, Ilir Bejtja, se përse ndërhyhet në sistemin e energjisë në këtë periudhë të vitit, pasi dëmtohet turizmi.

Zv/ministri Bejtja konfirmoi se të enjten përfundojnë punimet dhe në jug të vendit nuk do të ketë ndërprerje të energjisë duke nisur që nga kjo fundjavë.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button