Oda Ekonomike me masa për situatën aktuale ekonomike

Oda Ekonomike e Maqedonisë kërkon që institucionet në kohë t’i zbatojnë procedurat administrative të kompanive dhe urgjentisht në nivel më të lartë të tejkalohen gjendjet e lidhura me grevën në portin e Selanikut me qëllim që bashkësia e biznesit të mos pësojë dëme.

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë sot theksuan se duke pasur parasysh gjendjen aktuale lidhur me krizën politike të vërejtur ngecje të caktuara në procedurat administrative të kompanive lidhur me dhënien e aprovimeve, lejeve dhe dokumenteve të tjera.

“Alarmimin e parë për gjendjet e këtilla kompanitë e theksuan në hulumtimi anketues që Oda Ekonomike e Maqedonisël e realizoi nga mesi i prillit dhe në të cilën u përfshinë përafërsisht një mijë kompani nga sektorë të ndryshëm. Atëherë u tha nga ana e kompanive se disa ndryshime në institucionet ka procesuim jo në kohë të kërkesave të tyre”, tha në konferencën për shtyp Biljana Peeva ­ Gjuriq nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Me qëllim që të ndihmohen kompanitë në odën Ekonomike të Maqedonisë prej sot do të fillojë të funksionojë zyrë operative e cila do të punojë 24 orë. Lidhur me grevën në portin e Selanikut e cila zgjati thuajse një muaj dhe për shkak të së cilës pësoi dëme sektori i biznesit, nga Oda Ekonomike e Maqedonisë kërkojnë që në të ardhmen nëse sërish ka situata të këtilla, qeveritë e dy vendeve të gjendje zgjidhje alternative. Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë paralajmëruan se në periudhën e ardhshme do të organizojnë prezantim të porteve në Durrës, Tivar dhe Burgas me qëllim që kompanitë të informohen për shërbimet e këtyre porteve të cilët mund t’i shfrytëzojnë në qoftë se nuk punon porti i Selanikut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button