Oda Ekonomike: Të mos shkurtohen mjetet për infrastrukturë

­ Për Odën Ekonomike të Maqedonisë është e rëndësishme që gjatë ribalancit të buxhetit të mos bëhet shkurtim i panevojshëm i mjeteve të cilat janë të dedikuara për projekte infrastrukturore.

Shpresojnë se planet e institucioneve për realizim të këtyre projekteve kapitale do të vazhdojnë edhe në tëa rdhmen me dinamikën e projektuar.

“Ajo çka është e rëndësishme për bashkësinë e biznesit është që gjatë çdo ribalanci të buxhetit duhet të merret parasysh fakti që të mos bëhet shkurtim i panevojshëm i mjeteve që janë të dedikuara për zhvillim të infrastrukturës, pavarësisht se nëse bëhet fjalë për infrastrukturën rrugore pse hekurudhore. Të gjithë këto planet të cilat janë projektuar nga ana e institucioneve për realizim të këtyre projekteve kapitale duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen sepse nga ato në masë të madhe varet edhe veprimi ekonomik i kompanive në periudhën e ardhshme”, deklaroi Biljana Peeva ­ Gjuriq nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Lidhur em daljen e Britanisë së madhe nga Bashkimi Evropian, nga Oda Ekonomike e Maqedonisë thonë se tani për tani nuk presin kurrfarë lëvizjesh në bashkëpunim.

“Tani për tani konkretisht nuk mund të thuhet se çfarë pasoja do të ketë kjo ndaj ekonomisë së Maqedonisë për shkak se edhe në kuadër të Unionit ende nuk është saktësuar qartë se si do të veprohet dhe se si do të definohen kushtet për dalje të Britanisë së Madhe nga Unioni. Në pajtueshmëri me informatat dhe konsultimet që i bëmë me kompanitë të cilat bashkëpunojnë me Mbretërinë e Bashkuar, tani për tani nuk priten kurrfarë lëvizjesh dhe trende frenuese në bashkëpunim”, tha Peeva ­ Gjuriq.

Britania e Madhe është partneri i dytë tregtar i jashtëm i Maqedonisë. Në katër muajt e parë të vitit vëllimi i përgjithshëm i këmbimit është 254 milionë dollarë amerikanë prej të cilave përafërsisht 20 milionë janë eksport për Britaninë e Madhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button