Ligji për media më 16 janar para deputetëve

Më 16 janar në kuadër të seancës së 82-të kuvendore deputetët do ta konfirmojnë  nevojën për miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale dhe të Ligjit për mediume, të dy me procedurë të shkurtuar. Qeveria më 30 dhjetor i ka pranuar ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve dhe më 31 dhjetor i ka parashtruar deri te Kuvendi.

Ligjet për shërbime audio dhe audiovizuale dhe për media janë miratuar më 25 dhjetor, ndërsa në to intervenohet pasi për disa dispozita kontestuese është arritur marrëveshje me Shoqatën e gazetarëve të Maqedonisë. Ministri i Shoqërisë Informatike Ivo Ivanovski paralajmëroi se do të intervenohet në ligjet menjëherë pasi ato të miratohen nga Kuvendi.

Për ligjin për media ka pasur edhe reagime nga shoqatat joqeveritare në vend duke thënë se Maqedonisë nuk i duhet një ligj për mediume dhe kërkuan nga qeveria që propozim ligji të tërhiqet.

Lajme të ngjashme

Back to top button