“Limonadë Arseniku”, u nda në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”

“Po hyni në qytetin me ujë i cili përmban arsen. Arseni është helm i cili ngadalë, por sigurt vret!”. Me këtë porosi aktivistët e Asociacionit Qytetar “ARSENA” dje i kanë pritur turistët dhe udhëtarët pas kalimit të kufirit “Bogorodica” në hyrje të Maqedonisë, njofton Portalb.

Turistët të pa-interesuar për limonadë arseniku, megjithatë, prapë kanë pranuar fletushkë me porosi paralajmëruese për kualitetin e ujit në Gjevgjeli. Numri më i madh prej tyre kthehen nga pushimet nga Greqia.

Ata që janë ndaluar në parkingun “Bogorodica”, e kanë provuar dhe lëngun e ftohtë i bërë nga limoni dhe uji nga ujësjellësi i Gjevgjelisë, transmeton Portalb.

Thanë “Limonada, ashtu si çdo limonadë tjetër nuk a asgjë të çuditshme, vetëm thoni se ka arsen.

“Si vizitor i Gjevgjelisë një kafe, ose një gotë ujë, ndoshta nuk do të më vret, por duam që ta ndani të vërtetën për ujin e helmuar për të cilën autoritetet lokale nuk kanë ndërmarrë asgjë konkrete që ta mbrojnë popullatën dhe t’i sigurojnë burimet e tyre për ujë të pastër”, porosisin nga “ARSENA”.

Sipas organizatorëve, ky aksion është edhe një arsye që t’i rikujtojnë autoritetet se tanimë 3 vjet e 9 muaj uji në Gjevgjeli i cili vjen nga sistemi i ujësjellësit është i ndaluar për shfrytëzim me vendim të Agjencisë Shtetërore për Ushqim dhe Veterinari. /Portalb

timthumb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button