Studentët e bllokojnë Rektoratin e UKM-së (FOTO+VIDEO)

Të punësuarit në Rektoratin e Universitetit “Shën Kirili dhe Medoti” (UKM) dhe rektorin Velimir Stojkovski, sot në mëngjes i priti hyrja e bllokuar nga ana e studentëve, të cilët e bojkotojnë zgjedhjen e rektorit të ri të UKM-së, njofton Portalb.

Plenumi Studentor
Plenumi Studentor

Studentët thonë se janë të vendosur dhe nuk do të ikin derisa zëri i tyre të dëgjohet.

“Ne filluam me bllokadë të Rektoratit, si mënyrë e vetme për ta bojkotuar zgjedhjen ilegale dhe jo-legjitime të rektorit të ri. Këtë  po e bëjmë për shkak të studentëve të korruptuar që janë përfaqësues të Senatit. Eja bashkangjitu!”, kanë shkruar nga Plenumi Studentor në “Facebook”, sot në mëngjes, transmeton Portalb.

Përndryshe, sot është paraparë që të mësohet se kush është fituesi i garës për rektor të ri. Në finale janë ish ministri i Arsimit dhe profesori Nenad Novkovski dhe dekani aktual i Fakultetit të Mjekësisë, Nikolla Jankullovski.

Në zgjedhje, të drejtë vote kanë 10 përfaqësues të studentëve nga Parlamenti Studentor i UKM-së, për të cilët Plenumi Studentor thotë se janë jo-legjitim. /Portalb

Plenumi Studentor
Plenumi Studentor

Plenumi Studentor

Plenumi Studentor
Plenumi Studentor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button