Kuvendi do të debatojë për ligje lidhur me projektin “Maqedonia punëson 2”

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë seancën e 107-të në të cilën në rend dite janë propozim-ndryshimet e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, Ligji për sigurim pensional dhe ivalidor dhe Ligji për sigurim shëndetësor, të cilët kanë të bëjnë me realizimin e projektit “Maqedonia punëson 2”.

Para deputetëve në këtë seancë janë edhe Propozimi i ligjit për plotësim të Ligjit për furnizimet publike, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, ndryshimet e Ligjit për policinë, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për punë të brendshme dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për lëndët e papërpunuara minerale, të gjitha në procedurë të shkurtuar.

Në rend dite të kësaj seance janë edhe raportet vjetore të disa komisioneve, agjencive dhe Këshillit të prokurorëve publikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button