Ngacmimi seksual i pranishëm në Universitetin “Kirili dhe Metodi”, studentët shpesh nuk dinë ku t’i denoncojnë

Një në pesë studentë ose 21,3 për qind kanë qenë në situatë kur një profesor/profesoreshë u është drejtuar me pseudonim si “vajzë”, “flori”, “kukull”… Një në katër studentë ose 26.2 për qind kanë qenë madje dëshmitar të shpërndarjes së shakave në baza seksuale ose shaka të bazuara në stereotipa gjinore nga ana e profesorit apo profesoreshës, ndërsa ndaj 15.6 për qind të studentëve u është dhënë koment mbi pamjen e tyre fizike, me çka janë ndjerë në gjendje të pakëndshme, raporton MIA.

Rreth 88.5 për qind e studentëve nuk e dinë se ku mund t’i denoncojnë ngacmimet seksuale që kanë ndodhur në UCM.

Këtë e tregon hulumtimi “Perceptimi dhe përvoja e studentëve/studenteve pranë UCM-së me ngacmimet seksuale”, të realizuar nga studentët e Studimeve ndërkombëtare ndërkulturore në bashkëpunim me Shoqatën “Mladinski miroven hab” dhe Fondacioni “Fridrih Ebert” – Shkup.

Teodora Mileska, studente e diplomuar për Studime ndërkombëtare ndërkulturore pranë Fakultetit Filozofik e cila ka qenë pjesë e ekipit hulumtues në prezantimin e sotëm të hulumtimit theksoi se ideja ka ardhur nga studentët.

“Pse pikërisht ngacmimi seksual i UCM-së? Kjo është temë që më parë nuk është elaboruar kurrë më parë nga ana e studiuesve tek ne, ndërsa jemi të vetëdijshëm se është e përhapur në të gjithë Universitetin dhe Fakultetin tonë, sepse kishim edhe disa vendime gjyqësore ku janë konstatuar se disa profesorë kanë përdorur forma të ngacmimit seksual për t’i shantazhuar studentet femra dhe prandaj që ky hulumtim kishte për qëllim të thyejë atë stigmë dhe ngacmimin seksual për ta bërë më pak temë tabu, pasi do të kemi gjetje dhe rezultate përfundimtare që tregojnë se cila është gjendja reale tek ne”, tha ajo.

Hulumtimi tregon se rreth 47.8 për qind e studentëve janë përgjigjur se kanë qenë në situatë ku janë dhënë shaka në baza seksuale ose të bazuara në stereotipa gjinore nga ana e kolegëve apo koleges.

Vetëm 4.6 për qind e studentëve janë përgjigjur se kanë raportuar ose njohin dikë që ka raportuar ngacmim seksual, ndërsa përafërsisht çdo i pesti studentë (18.4 për qind) nuk ka raportuar ngacmim seksual, sepse nuk e kanë ditur se ku mund të raportojnë.

Më shumë se gjysma ose 51.8 për qind e studentëve janë përgjigjur se UCM “nuk i mbron” apo “nuk i mbron fare” studentët nga ngacmimet seksuale.

Rreth 56,78 për qind e studenteve besojnë se UCM nuk ofron fare mbrojtje nga ngacmimi seksual, kundrejt 33,33 për qind e studentëve meshkuj.

Goran Lefkov, student i vitit të katërt për Studime kulturore ndërkombëtare dhe pjesë e ekipit hulumtues, thotë se sipas të dhënave, studentet janë më shumë viktima të ngacmimeve seksuale.

“Edhe në përgjigjet që i marrim për perceptimin se çka paraqet ngacmim seksual, shumica e studentëve meshkuj kanë më pak ndërgjegjësim dhe janë më pak të ekspozuar ndaj ngacmimit seksual në përgjithësi. Në përgjigjet për ndjenjën e sigurisë në fakultet, ato përgjigje që i morëm, se aspak nuk ndihen të sigurt, janë përgjigje nga studentet”, thotë Lefkov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button