FRM: Ramush Haradinaj dhe AAK janë njollë e Kosovës
Forumi i të rinjve mysliman ka reaguar ndaj disa deklaratave të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Sipas tyre, Haradinaj i ka fyer myslimanët rëndë.
“Forumi i të Rinjve Muslimanë ka parë intervistën më të fundit që i akuzuari për krime dhe haraç Ramush Haradinaj që ka mbajtur në Radio Televizionin e Kosovës. Në debatin në fjalë, i akuzuari Haradinaj besimtarët myslimanë të Kosovës i ka quajtur “flliqtana me mjekra”. Pasi ka fyer besimtarët myslimanë të Kosovës ai ka deklaruar se Islami që Ramushi do në Kosovë është Islami i paraluftës, pra Islami i Jugosllavisë së Sllobodan Millosheviqit dhe jo Islami që praktikon sot populli i lirë i Kosovës”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media nga Forumi i të Rinjve Musliman.
Forumi i të Rinjve Myslimanë të Kosovës e ka denoncuar edhe më parë Ramush Haradinajn, përkatësisht në nëntor 2013.
“Por meqë në këtë deklaratën e fundit Ramush Haradinaj e ka hequr maskën e tij dhe ka treguar që do Islamin e UDB-ashëve të Jugosllavisë, FRM kërkon ti siguroj Ramushit dhe miqve të tij katolikë që koha e Jugosllavisë, apo e paraluftës ka shkuar. Sot Kosova është e lirë. Ajo nuk vuan më nën dhunën e Sllobodan Millosheviqit, dhe ne në Kosovë nuk do të praktikojmë më Islamin e para luftës, por do të praktikojmë Islamin e pasluftës, Islamin e shqiptarisë, e Islamin e Muhamedit a.s. Meqë Forumi i të Rinjve Myslimanë është i mendimit që Ramush Haradinaj nuk është mysliman, ne i propozojmë atij që të vi përpara nesh, mjekroshëve, ta bëj pendimin dhe të bëhet mysliman. Nëse nuk është synet por është sikur katolikët, FRM i premton që ti bëj Ramushit një syneti falas dhe me këtë rast ta konvertojmë nga dinsëz, në besimtar mysliman”, thuhet më tej në komunikatë.
Në deklaratën e tij të mëhershme Ramush Haradinaj ka deklaruar se “Me gjenerata familja ime kemi qenë shqiptar katolik. Unë nuk e di pse jam mysliman.” Nga këto fjali FRM kupton që turku nuk ka arritur akoma ta konvertoj Ramushin dhe familjen e tij në Islam dhe shqiptari. Për këtë arsye, ne jemi të gatshëm që ti bëjmë Ramushit falas nderin që nuk ja ka bërë dot Turqia për 500 vite me radhë.