“Fronti i Lindjes në kompleksitetin e çështjes ballkanike” lëndë studimi për studiuesin francez Bernar Lori

Në kuadër te aktiviteteve për Frontin e Lindjes, Ambasada e Francës është tejet aktive në organizimin e ngjarjeve të ndryshme për të përkujtuar Luftën e Parë Botërore.

U vizitua qyteti i konsujve, Manastiri, aty ku gjenden varrezat e 14 000 ushtarëve francez të rënë gjatë luftimeve në Luftën e Parë Botërore, me ç`rast u vizituan punimet e Memorialit të Manastirit, i cili Memorial tenton të ndriçojë emrat e të rënëve dhe kontribuuesve të Frontit të Lindjes në LPB. Punimet e Memorialit u vizituan nga Ambasadorja e Franës, znj. Auer, profesori Bernard Lory dhe përfaqësuesve të Ambasadës së Francës në Shkup dhe Asociacionit të luftëtarëve francezë që gjenden për vizitë në Shkup.

Ata gjithashtu sot morën pjesë në inaugurimin e pllakës përkujtimore të ushtarëve francez gjatë Luftës së Parë Botërore, në fshatin Jabollçishtë e Epërme.

Në vazhdën e ketyre aktiviteteve, u mbajt dhe Konferenca shkencore e studiuesit francez Bernard Lori (Bernard Lory), ligjërues në INALCO dhe zëvendësdrejtor i Qendrës për studime sllave në Universitetin Paris IV, në Sorbonë.

Studiuesi Lory duke radhitur aspektin kronologjik të fillimit të Luftës së Parë Botërore, e njohur me termin “Lufta e Madhe “ (në frëngjisht La Grande Guerre), numëroi shkaqet e shfaqjes së shkëndijave të para të luftës, jo vetëm që nga atentati i Sarajevës, mirëpo edhe më herët se kjo, që nga pozicionimet dhe rreshtimet e shteteve të ndryshme në drejtim të dy prej Aleancave më të mëdha të asaj kohe, Forcave të Boshtit apo Antantës, si dhe që nga fillimi i shkërmoqjes së Perandorisë Osmane, krijimi i divergjecave dhe armiqësive mes shteteve të ndryshme ballkanike, apetitet e shteteve për të gllabëruar sa më tepër territore e kështu me radhë. Studiuesi mori si shkas për fillimin e luftërave edhe Traktatin e Bukureshtit, duke arritur në mënyrë taksative radhitjen e ngjarjeve që shpien në shpërthimin e kësaj lufte, si dhe në kristalizimin e aleancave.

Duke folur për Frontin e lindjes, studiuesi sqaroi edhe pjesëmarrjen e ushtarëve francez në këtë luftë, pjesëmarrjen e ish kolonive të saja në këtë luftë, angazhimet dhe rolin e shteteve të caktuara si Serbia, Bullgaria, Greqia, Shqipëria si dhe territori i asaj që quhet sot Maqedoni. Këtu u përmend edhe rreshtimi i banorëve të këtyre zonave në njërën prej dy aleancave ndërluftuese, e bile edhe u cekën raste kur anëtarë të të njëjtës familje janë pozicionuar në dy tabore të ndryshme ndërluftuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button