Autobusi me ekskursionistë përplaset me një makinë në Sarandë

Një tjetër aksident ka ndodhur ditën e sotme, raportojn mediat në Shqipëri.

Një autobus me nxënës dhe një makinë janë përplasur në Qafën e Muzinës në Sarandë.

Mësohet se në autobus udhëtonin nxënës nga Tirana që ktheheshin nga një ekskursion.

Në këtë përplasje mësohet se kanë mbetur të plagosur rëndë 4 fëmijë dhe 2 prindër.

Dëshmitarët thonë ambulanca nuk ka mbërritur akoma edhe pasi kanë kaluar gjysmë ore nga aksidenti.

Një tjetër aksident ka ndodhur mesditën e së dielës në Bulqizë, ku një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Aksidenti ndodhi tek Ura e Cerenecit dhe ka rënë nga një lartësi prej 30 metrash, e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit.

Sipas të dhënave të para, mësohet se drejtuesi është L. Beta dhe është dërguar me helikopter drejt Tiranës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button