Presidentja Nicola Sturgeon: Skocia mund të bllokojë Brexit-in

Gjatë një interviste për BBC, Ministrja e Parë e Skocisë ka thënë se do të kërkojë prej parlamentit skocez që të mos japë “pëlqimin legjislativ” për dalje të Britanisë nga Unioni Evropian.

Skocezët kanë votuar në shumicë kundër Brexitit gjatë referendumit të mbajtur të premten. Ministrja Nicola Sturgeon është shprehur se do të përkushtohet për mbajtjen e një referendumi tjetër për mbetjen e Skocisë në Unionin Evropian.

Edhe pse shumica e banorëve kanë votuar për dalje nga Unioni, 52% në raport me 48%, në Skoci situata ka qenë tërësisht më ndryshe, ku 62 % e popullsisë kanë votuar për të mbetur në Unionin Evropian.

Presidentja e qeverisë skoceze Nicola Sturgeon ka deklaruar se partia e saj nacionale e Skocisë nuk ka shumicën në parlament, përkundër popullaritetit të saj.

Sturgeon ka thënë se beson që pëlqimi i parlamentit skocez do të jetë i nevojshëm për daljen e Britanisë së Madhe nga Unioni, por po ashtu ka pranuar se qeveria britanike me gjasë do të marrë pozicion tjetër në lidhje me këtë çështje, andaj pret të sheh se ku do të çojnë këto diskutime.

Ndërkaq, sekretari skocez David Mundell, ka thënë se nuk beson që Skocia mund të bllokojë Brexit, transmeton tesheshi.com.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button