Instituti për Ekonomi dhe Paqe: Turqia vend i rrezikshëm për pushime

Instituti për Ekonomi dhe Paqe ka publikuar indeksin e destinacioneve më të sigurta në gjithë botën për pushime.

Janë vlerësuar 163 vende, duke u bazuar në 23 faktorë. Islanda për të gjashtën herë me radhë renditet e para, Britania e Madhe u rendit e 47-ta, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar në vendin e 103-të. Edhe Turqia llogaritet të jetë jo shumë e sigurt për pushime. Sipas studimit, Turqia renditet e 145-ta.

Danimarka renditet e dyta në këtë listë, më pas Austria, Zelanda e Re, Portugalia, Republika Çeke, Zvicra, Kanadaja, Japonia dhe mbyll listën e 10 vendeve më të sigurta Sllovenia.

Ndërkohë, nuk preferohet që pushimet të kalohen nëpër vendet të cilat gjenden tashmë në luftë siç janë Siria, Sudani i Jugut, Iraku, Afganistani, Somalia dhe Jemeni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button