Ja arsyetimi i Klinikës për Gjinekologji për vdekjen e foshnjeve

Në Klinikën gjinekologjike-­akusherike (KGJA) në Shkup vijnë rastet më të vështira nga kjo fushë në vend, ndërsa vetëm këtu ka Repart për kujdes intensiv neonatal dhe terapi. Shifrat për vdekshmëri të foshnjeve në KGJA të parashtruara në opinion nxirren nga kontesti. Trend bëhet në bazë të analizave dhe të dhënave njëvjeçare, pesëvjeçare ose mëshumëvjeçare, e jo në bazë të të dhënave për shtatë ditë, theksuan sot në konferencën për shtyp mjekë nga KGJA.

“Është shumë keq kur nxirren nga kontesti numra të caktuara. Shifrat që prezantohenm duhet të jenë eksplicite në bazë të përpunimit statistikor njçvjeçar ose disavjeçar. Vdekshmëria e bebeve është zvogëluar në 8,5 në vitin 2015 në krahasim me 13 për qind në vitin 2013”, tha dr. Dragan Tanturovski, drejtues i repartit onkologjik të Klinikës, duke komentuar të dhëna nga teksti gazetesk i publikuar dje.

Në pyetjen e gazetarëve, dr. Tanturovski tha se Klinika dhe ai nuk fshehin asgjë nga opinioni dhe se nuk e di në bazë të kujt është bërë kjo statistikë. Ekspertizë, siç tha bëhet në bazë të të dhënave nga një ose pesëvjeçare, trend nuk bëhet në bazë të shtatë ditëve. Nuk do të mundemi, tha ai të komentojë për vërtetësinë e dokumenteve mjekësore të theksuara në tekst, por paralajmëroi zgjidhje juridike për shkak të parashtrimit të dokumentacionit mjekësor nga spitali.

Vitin e kaluar në KGJA ka pasur rreth 5.800 lindje.

Konferenca për shtyp e mjekëve nga KGJA vjen pas infromacioneve se brenda 6 muajve, në këtë klinikë kanë vdekur më shumë se 80 foshnje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button