Bogdani: Kjo është e vërteta e “përplasjes” së Xhakës me De Biasin

Erjon Bogdani i ka mohuar zërat se Taulant Xhaka ka pasur probleme me Gianni De Biasin.

Ndihmës-trajneri te kombëtarja e Shqipërisë, Erjon Bogdani, ka njoftuar se Taulant Xhaka nuk është përjashtuar nga ekipi, por mungoi kundër Rumanisë për shkak të problemeve me stomakun.

Madje, ish sulmuesi i Kombëtares e ka lavdëruar futbollistin e Baselit për profesionalizmin e treguar.

“S’e di të jetë pezulluar dhe të jem i sinqertë, nuk kam parë as rastin e nervozizmit të tij ndaj Zvicrës. Di të them se Xhaka është treguar superprofesionist edhe në prag të ndeshjes me Rumaninë. Për dy ditë ai nuk ka qenë mirë, pasi ka pasur probleme në stomak. Ndonjë lojtar tjetër në të tilla raste mund të shkonte në tribunë, por Taulanti zgjodhi të shikonte ndeshjen me shokët nga stoli”, deklaroi Bogdani, transmeton Panorama Sport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button