“Gruevski nga frika po e sulmon PSP-në”
![](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2016/04/12992726_577314815782754_1649048043_n.jpg?fit=600%2C450&ssl=1)
LSDM ka dalë me reagim pas fjalimit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit gjatë konferencës e 25-të të Unionit të forcave të reja të VMRO-DPMNE-së, transmeton Portalb.
“Fjalimi i gjatë dhe i mërzitshëm i Gruevskit është shembull se çka flasin politikanët e humbur të cilëve u ka ikur koha dhe presin ballafaqimin me drejtësinë dhe dënimin e popullit. Ai me këtë fjalim dëshmoi se qëndron pas fjalimit të turpshëm të Gjorge Ivanovit”, thuhet në reagim.
Sipas tyre, sulmet e Gruevskit ndaj PSP-së e vërtetojnë frikën e Gruevskit për kthimin e drejtësisë në vend dhe obstruksionet ndaj këtij institucioni të pavarur.