Brexit prodhon edhe një dorëheqje të një zyrtari të lartë

Komisionari i Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian, Jonathan Hill është dorëhequr duke e lënë vendin e tij pa përfaqësim në Komisionin e BE-së për Financa.

Dorëheqja e tij vjen pas referendumit popullor, që u votua për daljen e shtetit ishullor nga BE-ja. Ai tha se nuk mund të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë.

“Nuk besoj se është e drejtë që unë të vazhdoj të jem komisionar britanik sikur nuk ka ndodhur asgjë”, u shpreh Hill, transmeton Koha.net

Ai shtoi gjithashtu se do të vazhdojë të punojë me Presidentin e Komisionit Europian, Juncker në lidhje me procedurat për daljen e Britanisë nga BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button