Peticioni onlajn tashmë ka grumbulluar një milion nënshkrime për referendum të ri në Britaninë e Madhe

Ithtarët britanikë të eurointegrimit kanë mbledhur mbi një milion nënshkrime në peticionin onlajn, me të cilën kërkohet nga deputetët që ta shqyrtojnë mundësinë për referendum të ri për anëtarësim e Mbretërisë së Bashkuar në BE.

“Ne, nënshkruesit kërkojmë nga Qeveria që ta zbatojë rregullin, sipas të cilit, nëse votuesit pro ose kundër (anëtarësimit në BE), janë më pak se 60 për qind, ndërsa jehona është nën 75 për qind, atëherë duhet të organizohet referendum i ri”, thuhet në tekstin e peticionit.

Për shkak të vizitueshmërisë masive të shfrytëzusve të internetit, puna e sajtit të Parlamentit britanik, ku është regjistruar peticioni, një periudhë është bllokuar.

Sipas ligjit britanik, për shqyrtim të peticionit në Parlament nevojiten 100.000 nënshkrime, kështu që deputetët mund ta shqyrtojnë kërkesn javën e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button