Dalja e Britanisë nga BE-ja, rriten kërkesat për pasaportë irlandeze

Rriten kërkesat për aplikimin për pasaportë irlandeze

Google ka thënë se ka pasur një ngritje dramatike të kërkimeve se çfarë duhet të bëhet për të aplikuar për pasaportë irlandeze si pasojë e lajmit për vendimin e largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Pjesa dërrmuese e kërkimeve erdhi nga Irlanda e Veriut.

Sipas BBC-së, gjiganti i kërkimeve në internet ka raportuar edhe për një rritje të kërkimeve se çfarë ndodh në qoftë se Britania e Madhe largohet nga BE-ja.

E gjithë kjo ka ndodhur rreth mesnatës së 23 qershorit.

Në implikimet financiare, Google Trends tha se kishte regjistruar kërkimin më të lartë ndonjëherë për monedhën sterling.

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, vlera e funtave ka rënë më shumë se 10% – nivel ky në të cilin nuk kishte arritur që nga viti 1985.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button