Hans Peter Fredrih: në Maqedoni duhet menjëherë të mbahen zgjedhje

Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të partisë më të madhe gjermane Hans Peter Fridrih i cili është përgjegjës për çështje evropiane vlerëson se rëndësi të madhe për zgjidhjen e shpejtë të krizës në Maqedoni është organizimi i shpejtë i zgjedhjeve parlamentare dhe objektivitet në punën e Prokurorisë Speciale Publike.

Në një intervistë për MIA-n Fridrih i cili nga fillimi i vitit 2011 deri në fund të vitit 2013 ishte ministër i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, ndërsa pastaj edhe ministër i Ushqimit dhe Bujqësisë, flet për rolin e Maqedonisë në krizën e refugjatëve dhe sqaron se jo të gjithë faktorët politik në vend kanë pikëpamje të njëjta për përpjekjet e Maqedonisë me fluksin e refugjatëve në Evropë.

Sipas tij problemet e brendshme me të cilat ballafaqohet Bashkimi Evropian janë pengesë për pranim të shpejtë të vendeve kandidate mes të cilave është edhe Maqedonia.

Deputeti gjerman nga radhët e CDU/CSU të kancelares Merkel vlerëson se një nga problemet është vendimi i Britanisë së Madhe ta braktis BE-në pas çka do të duhet të zbatohen reformat veçmë të filluara dhe të stabilizohet Unioni, ndërsa paralel me këto procese do të mund të gjendet mënyrë sërish të aktualizohet ideja për Evropë të bashkuar.

Lidhur me sfidën tjetër të madhe për BE-në, refugjatët, Fridrih vlerëson se më e keqja veçmë ka kaluar.

“Mendoj se më e keqja veçmë është kaluar, rruga ballkanike tashmë është mbyllur dhe ne gjithsesi jemi shumë falënderues Qeverisë së Maqedonisë që bëri kontributin e saj. Kjo është me rëndësi sepse tregon jo vetëm Evropës, por edhe tërë botës se të gjithë nuk mund të vijnë te ne”, thotë Hans Peter Fridirih i cili nuk mund të thotë nëse marrëveshja BE-Turqi për refugjatët do të nënshkruhet dhe zbatohet, por se ekziston mënyrë dy palët të kenë modus për zgjidhje sepse edhe Bruksel edhe Ankara kanë interes nga zbatimi i saj.

Në kontekst të krizës së refugjatëve dhe rolin e Maqedonisë në të Frederih është falënderues për vendimin politik të Qeverisë së Maqedonisë ta mbyll kufirin, duke theksuar se jo të gjithë forcat politike në vend kanë qëndrim të njëjtë për atë që e bën Maqedonia.

“Qeveria e Maqedonisë me shumë guxim dhe në mënyrë të njëpasnjëshme u ballafaqua me tërë krizën dhe unë jam shumë falënderues Maqedonisë për këtë, posaçërisht për atë që e kanë sjellë këtë vendim politik. Për fat të keq, jo secili e trajton këtë në mënyrë të njëjtë në Qeverinë federale gjermane. Por, unë dua të them, se Maqedonia ka bërë kontribut të madh për uljen të konsiderueshme të numrit të refugjatë në Evropë”, thotë Fridrih.

Lidhur me krizën politike në Maqedoni deputeti gjerman thotë se zgjedhjet në afat sa më shkurtër kohor janë jashtëzakonisht të rëndësishme për tejkalimin e situatës.

“Si e para me rëndësii është të kemi menjëherë zgjedhje në Maqedoni. Në një demokraci zgjedhjet janë fundamentale për krijim të qeverisë dhe në Maqedoni ka nevojë për qeveri stabile. Unë shpresoj se opozita në Maqedoni do t’u përmbahet aranzhmaneve dhe marrëveshjeve për të cilat vetë është dakorduar dhe së shpejti do të dakordohet për zgjidhje të reja”, vlerëson Fridirh i cili si ish ministër i Punëve të Brendshme nga Prokuroria Special Publike pret të jetë objektive dhe me besueshmëri.

“Kur një ndërmjetësues i tillë hyn në funksion  atëherë është e rëndësisë së madhe që ai deri te të gjitha palët e involvuara sinjalizon se është objektiv dhe ka besueshmëri. Atëherë nga ky objektivitet dhe besueshmëri varet qëndrueshmëria e vendimit  të cilin ai në fund do ta prezantojë. Për shkak kësaj shpresoj se ky institucion i sapokrijuar është neutral”, vlerëson Fridrih.

Në pyetjen nëse mund të pritet që Gjermania dhe në përgjithësi BE-ja së shpejti të munden të bëjnë presion ndaj Greqisë të jetë konstruktive pas çka mund të arrihet deri te zgjidhja e emrit dhe ndërprerjen e bllokimeve greke për hyrje në BE dhe NATO, Fridrih thonë se BE-ja i ka bërë të ditur Greqisë se duhet të sillet miqësisht ndaj Maqedonisë, por problemet me të cilat tani ballafaqohet BE-ja nuk japin hapësirë për optimizëm se Maqedonia së shpejt mund të bëhet anëtare e Unionit.

Një nga kritere për hyre në BE sipas tij është situata ekonomike në Maqedoni, por stabilitet politik është prioritet numër një.

Fridrih nuk pajtohet me konstatimin se pas gushtit të vitit 2014, kur kancelarja Merkel e organizoi konferencën për Ballkanin në Berlin, Qeveria gjermane e ka ulur interesin për rajonin dhe për Maqedoninë pas çka drejtpërdrejtë e fajëson ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë Frank Vatler Shtajnmaer i cili pasi tij në këto marrëdhënie më shumë e thekson qëndrimin partiak të Partisë së tij Socialdemokrate (SDP).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button