“Revolucioni Laraman” të hënën në protestë

“Revolucioni Laraman”, për të hënën ka paralajmëruar protestë të ri, i cili do të fillojë përpara ndërtesës së Prokurorisë Speciale, për t’i dhënë mbështetje institucionit në fjalë, me fillim prej orës 19:oo, njofton Portalb.

Nga “Revolucioni Laraman”, theksojnë se lufta për liri dhe drejtësi vazhdon dhe se po kyçen në zgjidhjen e krizës.

“Drejtësia është nën kërcënim serioz. Protestoj! Gjykata Kushtetuese është në duar partiake. Protestoj! Gruevski dhe Ivanov i kërcënojnë qytetarët. Protestoj! Pushteti do të që bisedojë në fshehtësi. Protestoj! Pushteti nuk do të dëgjohet zëri i qytetarëve. Protestoj! Protestoj me “Revolucionin Laraman” të hënën në ora 19 përpara fortesës sonë – PSP! Lufta për drejtësi vazhdon! Protestoj 80 dit me mijëra bashkëluftëtarë/e! Bashkë e ndaluam abolimin apo faljen e kriminelëve, bashkë i ndaluam zgjedhjet e kriminalizuara! Shokët tanë janë në liri! Vazhdojmë në zgjidhjen e krizës”, thonë nga “Revolucioni Laraman”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button