Ivanov i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të Ekuadorit dhe Pakistanit

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Republikës së Ekuadorit dhe Republikës Islamike të Pakistanit.

Në takimin me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Ekuadorit për Republikën e Maqedonisë me seli në Romë, Huan Holgun Flores, presidenti i Maqedonisë theksoi se edhe krahas largësisë gjeografike, ekziston dëshirë e përbashkët dhe potencial për zhvillimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të ndërsjella dhe shfaqji bindje se në të ardhmen e afërt do të intensifikohet dialogu politik bilateral dhe bashkëpunimi i ndërsjellë, veçanërisht në domenin e ekonomisë, kulturës dhe turizmit.

Ambasadori i sapoemëruar i Ekuadorit, Flores e shprehu angazhimin e vet për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale veçanërisht në sferën e ekonomisë, si dhe për çështjet ndërkombëtare aktuale dhe temat rajonale me interes të ndërsjellë.

133229524

Presidenti Ivanov në takimin me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Islamike të Pakistanit për Republikën e Maqedonisë me seli në Ankara, Sohail Mahmud, shfaqi bindje se me angazhimin e ndërsjellë në periudhën e kaluar do të intensifikohet dialogu politik dhe bashkëpunimi midis dy vendeve.

“Jam i bindur thellë se para dy vendeve tona të cilat i karakterizon tradita e pasur dhe e lashtë, ekzistojnë shumë mundësi për zhvillimin e bashkëpunimit, si në planin bilateral ashtu edhe në atë multilateral”, theksoi presidenti Ivanov.

Ambasadori i sapoemëruar i Pakistanit, Mahmud e shfaqi gatishmërinë për zhvillimin e bashkëpunimit në më shumë sfera me interes të ndërsjellë, veçanërisht në pjesën e këmbimit tregtar, bashkëpunimin shkencor dhe teknologjik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button