Nikollovski: Nuk janë ndërmarrë në kohë të gjitha masat për sëmundjen e lëkurës

LSDM-­ja sot akuzoi se për shkak jopërgjegjësisë të institucioneve kompetente sëmundja e lëkurës po përhapet te kafshët, ndërsa dëme pësojnë blegtorët, industria e qumështit dhe mishit. “Tregjet e kafshëve janë mbyllur.

Po paraqitet krizë e qumështit dhe ndalesë për eksport të qumështit dhe mishit nga tërë territori i Maqedonisë. Blegtorët të cilëve u janë marrë kafshët askush nuk i dëmshpërblen” Ende nuk ka pagesë të dëmeve për asnjë kokë kafshe të marrë nga blegtorët dhe nuk dihet kur kjo do të ndodhë”, deklaroi Lupço Nikollvski, anëtar i Bordit drejtues të LSDM-­së.

Sipas tij, tashmë tre muaj priten 250.000 vaksina kundër sëmundjes, ndërsa janë bërë edhe lëshime nga ana e institucioneve lidhur me sëmundjen. LSDM-­ja siç tha Nikoollovski, do të shqyrtojë mundësitë për përgjegjësi juridike dhe ligjore të të gjithë të involvuarve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button