Merkel: Dalja e Britanisë nga BE-ja goditje serioze ndaj integrimit evropian

Gjermania ka shprehur keqardhje nga vendimi i Britanisë së Madhe për të braktisur Bashkimin Evropian (BE) dhe ka nxitur vendet anëtare të dëshmojnë unitet për të parandaluar thellimin e krizës në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, përmes një postimi në Twitter shprehu shqetësimin e tij për daljen e Britanisë nga BE-ja.

“Një ditë pikëlluese për Evropën”, shkroi ai.

Qytetarët e Britanisë së Madhe në një referendum historik votuan për daljen e vendit nga BE-ja që ka ngjallur brengë në kryeqytetet evropiane për të ardhmen e bllokut 28 anëtarësh.

– Berlini nxit unitet

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble, shprehu respektin për vendimin e votuesve britanikë ndërsa për rezultatin, tha se nuk ka qenë i dëshiruar për te.

“Evropa duhet tani të qëndrojë e bashkuar. Ne, tani duhet të përpiqemi të bëjmë më të mirën nga ky vendim i marrë nga miqtë tanë britanikë”, tha ai, duke shtuar se ai do të jetë në kontakt të ngushtë me fuqitë e mëdha ekonomike mbi situatën.

– ‘Katastrofa më e madhe’

Kancelarja gjermane Angela Merkel e përshkroi rezultatin e referendumit si “një goditje serioze ndaj integrimit evropian”.

Gjermania në mënyrë të vazhdueshme ka përsëritur para referendumit Brexit se ajo donte që Britania të qëndrojë brenda bllokut 28-anëtarësh.

Anëtarë të lartë të qeverisë gjermane paralajmëruan më parë se një Brexit eventual mund të shkaktojë referendume të ngjashme në shtetet e tjera anëtare të BE-së, duke nxitur lëvizjet nacionaliste dhe ndarjet mes shteteve evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button