Nesër pa energji elektrike një pjesë e Gjorçe Petrovit

Pa energji elektrike nesër në periudhën  nga ora 9 deri në orën 11 do të jenë një pjesë e qytetarëve të cilët jetojnë në rrugën “Sharplaninska” dhe një pjesë e shfrytëzuesve në Lepenec  në Gjorçe Petrov.

Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat sot ka informuar se të hënën pa energji elektrike do të mbesin disa pjesë të Kisella Vodës, Karposhit dhe Çuçer Sandevës.

Në periudhën nga ora 8:30 deri në orën 10:30 energji elektrike nuk do të ketë në rrugën Serska në Kisella Voda, ndërsa nga ora 9 deri në orën 12 shfrytëzuesit e rrugës Stogovo prej nr. 21 deri në nr. 27, si dhe shfrytëzuesit e rr. Kozle prej nr. 28 deri në nr. 37 në komunën Karposh. Nga ora 9 deri në orën 14 pa energji elektrike do të jenë objekti i terminalit Bllace, si dhe shfrytëzuesit e fshatrave Bllacë e Epërme dhe e Poshtme në komunën Çuçer Sandevo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button