Largimi i Britanisë nga BE-ja, vjen edhe reagimi i Rusisë

Bazuar në rezultatet zyrtare, 52 për qind e britanikëve votuan Brexit, ndërsa 48 për qind kundër.

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe Rusia përmes disa zyrtarëve të vetë.

Kreu i Dumës për Punët e Jashtme, Aleksei Pushkov tha se “BE nuk do të lejojë më që të bëhet asnjë referendum i tillë, duke parë rezultatin katastrofik”.

Ndërkohë që Andrei Klepach, zv/drejtori i Bankës shtetërore ruse për Zhvillim tha se “Brexit do të rikthejë shumë investitorë drejt Rusisë”.

“Brexit do të destabilizojë euron dhe tregun europian, kjo është një gjë e mirë për ne. Mund të sjellë shumë investitorë të rinj”, tha ai.

Ndërkohë që Ministria e Financave në Rusi deklaroi se Brexit nuk sjell asnjë shqetësim serioz për ekonominë ruse, përcjell Tema.

Zëdhënësi i partisë LDPR në Rusi, Vladimir Zhirinovsky, e quajti vendimin për Brexit një “akti të madh guximi”.

Ndërkohë shumë ekspertë ekonomie në Rusi e cilësuar Brexit, “një fitore të politikave të jashtme të Vladimir Putin”.

Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin tha se “Pa Britaninë në BE, nuk do të ketë askush që do të mbrojë sanksionet kundër Rusisë”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button