Schulz: Ndiej dëshpërim të madh nga vendimi i britanikëve

Presidenti i Parlamentit Evropian (PE), Martin Schulz tha se ndien dëshpërim të madh për vendimin e Britanisë së Madhe në referendum që të dalë nga Bashkimi Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).

Pas vendimit të Britanisë për dalje nga BE-ja Schulz dhe krerët e grupeve parlamentare u takuan në orët e mëngjesit. Pas takimit Schulz tha se javën e ardhshme, gjegjësisht të martën konferenca e presidentëve do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar se çfarë do të bëjnë pas kësaj.

Schulz tha se qëndrimi i PE-së në lidhje me rezultatin të marrë nga referendumi është i qartë. ”Ndiej dëshpërim të madh për shkak se populli i Mbretërisë së Bashkuar ka marrë vendim që të braktisin BE-në. Mirëpo, kjo është një shprehje e pavarur e vullnetit të popullit në drejtim për të dalë nga BE-ja”, tha kreu i PE-së.

Duke theksuar se procesi i mëtejshëm do të caktohet me marrëveshjet përkatëse, presidenti i PE-së tregoi se kanë marrë informacionin se kryeministri britanik David Cameron në muajin tetor do të japë dorëheqje nga detyra e tij.

Ai potencoi se PE-ja është e gatshme që në procesin e ardhshëm të japë kontribut pozitiv dhe vuri në dukje se në këtë fazë stabiliteti është shumë i rëndësishëm si për Britaninë ashtu edhe për 27 anëtaret tjera të Unionit.

Schulz gjithashtu bëri të ditur se 27 anëtaret tjera të BE-së duhet të diskutojnë në muajt e ardhshëm se si do të mbrojnë BE-në, posaçërisht Eurozonën.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button