Arsyeja pse kjo vajzë qëndron mbi tualet është e çuditshme!

Në pamje të parë kjo fotografi mund të duket si një lojë e vogëlushes për të qëndruar mbi tualet.

Por arsyeja se pse ajo qëndron në atë mënyrë, ka një shpjegim tjetër.

Nëna e saj, Stacey Wehrman Feeley, e bëri këtë foto për t’ia dërguar fillimisht bashkëshortit të saj pasi mendonte se është një lojë e djallëzuar e vajzës së saj të vogël.

Por më pas vajza i rrëfen arsyen e vërtetë pse qëndronte mbi tualet. Në shkollën e saj praktikonin se si të mbroheshin nga një sulm terrorist.

vajza2

Nëna e indinjuar nga kjo gjë, më pas bëri një postim në Facebook sëbashku me foton e të bijës në tualet, ç’ka solli më pas shumë reagime.

“Politikanë, shikoni. Ky është fëmija juaj, fëmijët tuaj, nipërit dhe mbesat tuaja dhe gjenerata e ardhshme që do vijë. Ata do të jetojnë jetën e tyre në këtë botë të bazuar mbi vendimet tuaja. Ata mezi mbajnë vetën në këmbë sepse janë të vegjël, por u duhet të mësojnë se si të fshihen në rast të sulmeve. Unë nuk e di se çfarë do të jetë më e vështirë për ta? Përpjekja për të qëndruar të qetë, apo përpjekja për të mbajtur ekuilibrin, pa u hetuar?!”-shkroi ajo./tvklan.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button