Monumentet Osmane në Radovish po përballen me zhdukje

Gjurmët osmane në qytetin juglindor të Maqedonisë, Radovish, po përballen me zhdukje, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas udhëpërshkrimit të Evlija Çelebisë, gjatë udhëtimit nga qyteti i Ohrit për në Stamboll në vitin 1662 ndalet në Radovish dhe vendin e përshkruan si vend për pushim dhe zonë për gjueti.

Thuhet se qyteti në të cilin muslimanët dhe të krishterët jetonin së bashku, përbëhej nga pesë lagje, pesë xhami dhe tri hane.

Me daljen e lumit Radovishka nga shtrati, qyteti disa herë është përmbytur nga vërshimet e ujit, ndërkohë që sipas disa regjistrimeve të kishës përmbytja më e madhe ndodhi në vitin 1774, si pasojë e së cilës u dëmtuan 104 shtëpi, vërshim ky, sipas të dhënave, detyroi zhvendosjen e qytetit në pozitën aktuale.

Në regjistrimin e fundit në vend në vitin 2002, nga 28 mijë banorë sa ka qyteti, rreth katër mijë janë me përkatësi turke.

Nga ana tjetër, në rrethinën e qytetit ekzistojnë fshatra që ende nuk i kanë ndërruar emrat e vjetër ose kanë pësuar pak ndryshime, në të cilat pas pushtimit në fillim të shekullit XVI u vendosën dhe jetuan turqit Yoruk. Disa nga këto janë: Supurge, Alikoç, Kocali dhe Koseli, ndërkohë që shumë turq nëpër këto fshatra vazhdojnë të jetojnë me traditat dhe zakonet e tyre.

Gjurmët osmane në qytetin juglindor të Maqedonisë, Radovish, po përballen me zhdukje. Sipas udhëpërshkrimit të Evlija Çelebisë, gjatë udhëtimit nga qyteti i Ohrit për në Stamboll në vitin 1662 ndalet në Radovish dhe vendin e përshkruan si vend për pushim dhe zonë për gjueti. ( Vedat Abdul - Anadolu Agency )
Gjurmët osmane në qytetin juglindor të Maqedonisë, Radovish, po përballen me zhdukje. Sipas udhëpërshkrimit të Evlija Çelebisë, gjatë udhëtimit nga qyteti i Ohrit për në Stamboll në vitin 1662 ndalet në Radovish dhe vendin e përshkruan si vend për pushim dhe zonë për gjueti. ( Vedat Abdul – Anadolu Agency )

– Minarja e vetme dhe tyrbeja në qendër të qytetit

Nga dhjetëra monumente osmane, në qytet aktualisht kanë ngelur vetëm një minare dhe një objekt që llogaritet të jetë tyrbe e cila ndodhet menjëherë pranë minares.

Objekti në fjalë nga disa llogaritet të ketë qenë tyrbe, ndërsa nga disa të tjerë bibliotekë, dhe pohohet se e njëjta daton që nga vitet 1390.

Ndërkohë, thuhet se minarja është ndërtuar përafërsisht në vitet 1400.

Edhe pse shpeshherë temë e zyrtarëve të qytetit është ruajtja dhe restaurimi i monumenteve, mospërfshirja e të njëjtave në pasurinë kulturore të qytetit çdo ditë e më shumë po hap rrugën drejt zhdukjes së tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button